Gjendet i pajetë një 58 vjeçar në një rrugë të vjetër të Bilishtit.
Sipas të dhënave, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, dhe nga temperaturat e ulëta pasi mund të ketë qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Viktima E. Çeka nga qyteti i Rrëshenit, mësohet se kishte ardhur në Bilisht për të gjetur punë si bari
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al