Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vermosh, ndërsa mësohet se autori është Gjergj Marku.
Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa raportohet se Marku i ka dëmtuar edhe makinën personit që e plagosi.
Autori u arrestua nga policia pas disa minutash ndjekje. Ndërkohë në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gjergj Marku, pasi ka qenë prezent gjatë konfliktit dhe e ka kanosur 30-vjeçarin.
Malësi e Madhe
Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.
Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al