Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Riza Podës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, si dhe në disa shtete të tjera të Azisë.
Poda do të kryejë funksionin e tij si ambasador rezident në Kinë dhe ambasador jo rezident në Republikën Popullore të Bangladeshit, Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit, Mongoli dhe Mbretërinë e Tajlandës.
Ky emërim i ri vjen si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe këtyre shteteve në Azinë Lindore dhe Juglindore.
“Presidenti Begaj dekretoi emërimin në detyrë të zotit Riza Poda si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident”, njofton Presidenca.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al