EMRI/ Shiste drogë në zonat të ndryshme të Tiranës, policia arreston 31-vjeçarin! I gjendet një bllok shënimesh! Ja çfarë kishte shkruar

Oct 11, 2024 | 9:32
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili akuzohet se shiste lëndë kanabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës.

droge

Mësohet se i riu, i cili u vu në pranga është shtetasi, Hajdar Çela. Blutë e kryeqytetit thonë se atij iu sekuestrua 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që shërbejnë për paketimin e saj.

Po ashtu, në banesën e tij u gjet edhe një bllok, ku ai mbante shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributed”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura