EMRI/ Të shtënat me armë në Shkodër, zbardhet identiteti i të plagosurit! Policia jep detaje

Sep 8, 2024 | 18:15
SHPËRNDAJE

Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.

golem shkoder (1)

Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura