EMRI/ Tentoi të kultivonte kanabis në pronë publike, arrestohet 68-vjeçari në Malësi të Madhe! Policia djeg fidanët e drogës

Sep 8, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Një 68-vjeçar është vënë në pranga nga policia ne Malësi të Madhe, pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis në një pronë publike.

Screenshot 2024-09-08 102405

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Gjek Kaçaj, i cili ka tentuar të kultivonte 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan.

Po ashtu, 68-vjeçari dyshohet se është edhe kultivuesi i 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Ndërkohë, policia  ka asgjësuar nëpërmjet djegies fidanët e kanabisit.

Njoftimi i policisë

Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Tëntoi të kultivonte 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan, në pronë publike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Ky shtetas dyshohet se është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë,  duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. K., 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se  68-vjeçari është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura