EMRI/ U arrestua pas mosbindjes civile të opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg protestuesin! Ja për çfarë akuzohet

Oct 11, 2024 | 12:05
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.

sokol bushkolaj
Sokol Bushkolaj

Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.

Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura