Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e 25-vjeçarit Admir Tutaj për masë më të butë sigurie se “arrest në burg”.
Gjyqtarja Saida Dollani në seancën e kësaj të premteje vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri në datë 19 shtator të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale
GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
25 vjeccari u shpall në kërkim në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të policisë së shtetit në portin e Durrësit.
Në prill, shërbimet policore gjetën brenda një automjeti furgon, tip Benz, nje arsenal armësh që ishte fshehur në një tavoline druri.
Hetimet që u kryen nga policia treguan se arsenali ishte siguruar nga Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, me qëllim trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al