(Emri) U masakrua me thikë tek Ura e Dajlanit, arrestohet ish-bashkëjetuesi i 32-vjeçares! E “fundos” dëshmia e të miturës: E shfrytëzoi për prostitucion

Aug 4, 2023 | 10:33
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga ish-bashkëjetuesin e 32-vjeçarjes, Luljeta Preza, pasi dyshohet se e shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që ishin bashkë.

Luljeta Preza4

24-vjeçari Eridon Patlli “u fundos” nga dëshmia e 15-vjeçares, e cila ishte dëshmitare okulare e vrasjes së Luljeta Prezës nga Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari pas pak mesnatës së të martës (2 Gusht) tek Ura e Dajlanit në Durrës.

“U arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion”, raporton policia.

LEXONI EDHE: Sherri nisi për 2 mijë lekë, si u masakrua me thikë 32-vjeçarja! Luljeta Preza kishte harxhuar paratë për kurim pasi ishte aksidentuar nga makina! Tre vajza panë krimin

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari
Ylli Grabovari dhe Aldo Brahimi

Njoftimi i policisë Durrës:

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura