EMRI/ Vrasja me armë zjarri në Ndroq, kush është personi që u ekzekutua në një lokal

Dec 1, 2024 | 16:12
SHPËRNDAJE

Është identifikuar personi i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme (1 dhjetor) në Ndroq të Tiranës.

policia

Sipas informacioneve paraprake, i vrarë ka mbetur Alfred Dedja. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur afër një lokali në Ndroq.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion lidhur me autorin e dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura