EMRI/ Zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës, në garë ishin 6 kandidatë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë, Artan Didi

Sep 6, 2024 | 21:36
SHPËRNDAJE

Ermal Onuzi është zgjedhor kreu i ri i Gardës së Republikës.  Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar të vlerësimit dhe intervistave, Ermal Onuzi ka dalë fitues dhe do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr këtë institucion.

garda

Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë, mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.

Ermal Onuzi ka një sfond profesional në siguri, duke punuar më parë për një kompani konçesionare. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura