Marigona nga Kosova, e cila u bë e njohur kur kamera e fokusoi në tribunat e stadiumit teksa luhej ndeshja e Euroligës mes Olimpiakosit dhe Asvelit, është arrestuar vitin e kaluar nga autoritetet greke.
Më 29 dhjetor 2023, ajo mësohet se u arrestua nga autoritetet e Livadeias, gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj të ligjshëm në Greqi.
Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga vendi.
Ajo deklaroi se jeton në vend që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe në shërbime katering. Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj.
24-vjeçarja ka treguar se nuk e imagjinon jetën e saj larg Greqisë. “Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk e di se si do të filloj nga e para”, tha ajo. Edhe sot e kësaj dite, Marigona pretendon përmes gjykatave të drejtën e qëndrimit në Greqi, duke përdorur çdo mjet ligjor të disponueshëm.
24-vjeçarja nga Kosova nuk është basketbolliste, nuk kishte lidhje me asnjë nga lojtarët dhe jeta e saj nuk kishte qenë kurrë në qendër të vëmendjes. Megjithatë, u deshën vetëm disa momente për ta bërë shumë virale për bukurinë natyrale dhe më pas i’u dha mundësia të ishte pjesë e shumë intervistave në emisone të ndryshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al