“Enver Hoxha provokoi i pari Ballin Kombëtar”- Paskal Milo promovon librin që mund të nxitë debate: Koha që në Shqipëri të mos kemi opinione folklorike. Ka tre letra të cilat…

Feb 18, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Historiani Paskal Milo ka promovuar librin e tij më të ri, për të cilin thotë se mund të ketë edhe shumë debate. “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, të pathënat dhe enigmat 1943-1944” është një libër, që sipas Milos, nxjerr të vërtetën që Enver Hoxha ishte i pari, i cili provokoi Ballin Kombëtar.

“Janë tre letra që Enver Hoxha i ka shkuar dhe i ka dërguar në 1 tetori 1943. Spikasin dy gjëra themelore. E para thirrja që u bëhet komunistëve që të fillojnë të rezistojnë kundër gjermanëve që sapo kishin hyrë në Shqipëri. E dytë që të drejtonin luftën e tyre për asgjësimin e Ballit Kombëtar. Enver Hoxha ishte i pari që provokoi Ballin Kombëtar”, tha Milo për gazetarët.

Sipas tij, ka ardhur koha që në Shqipëri të mos kemi opinione folklorike por të kemi opinione dhe debate shkencore mbështetur në dokumente, në arkiva dhe bibliografi serioze.

“Unë nuk i jam trembur sfidave dhe kjo është një sfidë më vete. Ka ardhur koha që në Shqipëri të mos kemi opinione folklorike për historinë si shkencë, por të kemi opinione dhe debate shkencore mbështetur në dokumente, në arkiva dhe bibliografi serioze.

Ti japim fund këtij karuseli të tmerrshëm të debateve shterpe, ku ngatërrohet politika dhe nuk e le shkencën që të thotë fjalën e vetë me kompetencë”, u shpreh Paskal Milo.

paskal milo-libri-enver hoxha-balli kombetar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura