Në fakt, po ecte e qetë në rrugët e ish-Bllokut në krah të një djali super të gjatë, por sapo ka parë paparacin tonë, këngëtarja e talentuar Eranda Libohova është treguar shumë zemërgjerë. Duke menduar se në një foto që thjesht ecën në rrugë nuk ke ç’të komentosh asgjë tjetër, përveç veshjes, Eranda me një sens humori ka filluar të bëjë shaka me djalin e gjatë që ecte krah saj. Nuk e dimë se kush është ai djalë, por duhet të kujtojmë faktin se Eranda është ende single. Gjithashtu mund të thuhet se Eranda është edhe një nga këngëtaret më të mira që kemi, pavarësisht se kanë dalë plot emra të rinj në muzikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al