Ervin Hoxha përplaset me Gazment Bardhin: Je gënjeshtar! Kreu i Grupit të PD: Yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun! Do ta mësosh shumë shpejt

Nov 7, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.



Teksa ministri i Brendshëm e quajti Gazment Bardhin “një gënjeshtar përsëritës”, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua duke thënë që “yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun”.

“Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë”, tha Bardhi, duke hedhur akuza se vëllai i ministrit “është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë”.

Pjesë nga replika:

Ervin Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar.

E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.

Gazment Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë.

Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura