Avokati Skerdjan Dhuli thotë se deputetët e opozitës, tashmë që Ervin Salianji u burgos kanë dy rrugë, grevë urie në Parlament ose shokë qelie me Ervin Salianjin në burg.
Sipas Dhulit, deputeti i PD është në burg për shkak të guximit që pati për të denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin. “Ja çdo kush- tha Dhuli- mund të futej në parcelat me kanabis”.
“Deputetët e opozitës tani kanë vetëm një rrugëzgjidhje, ose grevë urie në Parlament që faktori ndërkombëtar ta marrë seriozisht këtë situatë, ose shok qelie në burgun e Fierit me Ervin Salianjin. Disa as nuk shkojnë dot në burgun e Fierit për shkak të përplasjes që kanë, se në burgun e Fierit ndodhet një shtab elektoral i Edi Ramës. Disa prej deputetëve të PD për shkak se i kanë denoncuar ata nuk shkojnë se nuk lejohet që të çosh në një godinë edhe të dënuarin edhe denoncuesin. Pra deputetet tanë kanë dy rrugë: Ose grevë urie në parlament që kjo çështje të merret seriozisht, ose shok qelia me Ervin Salianjin. Ervin Salianjin kjo histori do ta nxjerrë shumë më të fortë. Salianji është aty ku është sot për shkak të guximit të tij. Jo cdo njeri prej nesh do guxonte të shkonte në parcela me drogë”, u shpreh avokai.
Dhuli tha se Salianji është një i burgosur politik, i cili sot po paguan hakmarrjen e Edi Ramës, për denoncimet që i ka bërë lidhjeve të qeverisë me krimin.
“Salianji paketoi për në shtëpi dy nga ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, duke denoncuar lidhjet e tyre me krimin”, u shpreh avokati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al