Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Ervin Salianji ka qenë në Gramsh, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se është “thellësisht mirënjohës për mirëpritjen dhe besimin për të nisur një bashkëpunim të fortë dhe të sinqertë”.
“Qytete dhe zona të mrekullueshme, njerëz fisnikë dhe punëtorë, mundësi të panumërta për t’i ndryshuar kushtet e jetesës”, shkruan deputeti i PD.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al