Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi nga gjyqtarët për deputetin demokrat

Sep 27, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit me një sqarim shkurt ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.

salianji

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit shkoi ne Selinë e PD-se, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj. News24 mëson se shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura