Në takimin e tij me kryesinë e Partisë Demokratike në Lezhë, kreu i PD Sali Berisha, foli për keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk la pa përmendur aferat sipas tij që qeveria po bën me ndërtimin e rrugëve në vend.
Duke iu referuar ministres Belinda Balluku, Berisha sa se ajo po vjedh paratë e qytetarëve duke ndarë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata të ndryshme.
Sali Berisha: Çfarë kemi ne përpara, ne kemi një kalbësirë. Një ngrehinë të kalbur, e cila siç ja mbathi Assadi që dukej i stërfuqishëm, ja mbath dhe ky që në momentin që ne të vendosim të ecim drejt fitores.
Nuk ka asnjë shans, nuk ka asnjë mundësi, secili prej tyre është më i kalbur se shoku. Merr ti ç’bën kjo e rrugëve. Kjo ështe e pashoqe kund. Nga mëngjesi deri në darkë flet, loti, loti, loti.
Tani do ta quajmë Lubi Loti, i kam thënë Lubi Balluku do ti them Lubi Loti. Çfarë janë ato. Ato janë copëzime të rrugës për të vjedhur më shumë. Nuk ndalen. Si mund ta ndash ti 13 kilometra në 14 kontrata. Apo rrugën Elbasan-Librazhd kush e merr sa.
Ka sjellë modelin e vjedhjeve në bashki, që kishte ky me lejet e ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë vetëm për këto arsye.
Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë.
Një buxhet 8 miliardë nga i cili nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al