Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, nuk i ka kursyer batutat me deputetin Pandali Majko, për të cilin tha se “është i vetmi i pavdekshëm”.
Teksa parashikoi ‘fatin politik’ udhëheqësen e ardhshme të PS nga radhet e Akademise Politike, Helenes pas shumë vitesh, kur ndoshta ai vetë mund te jetë më në këtë botë, tha se dëshmitar per kete do të jetë Pandeli Majkon.
Sipas Ramës deri në atë kohë nuk dihet se njerëz Majko do të ketë përcjellë në varrezat e Sharrës dhe Tufinës, duke shtuar se është edhe mik me Erion Veliaj dhe gjenë varret aty ku ai i do.
Edi Rama: Po ja lejon vetes një parashikim që koha do ta tregojë, mbase kur unë nuk do jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë më shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo ta kam hapur një problem. Sepse t’i hyre e panjohur dhe e buzëqeshur, por kur të dalësh do të kesh sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi.
Këtë konsiderojë si një favor, meqë the që s’ke pasur asnjëherë një favor, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majko, kur mos jem më, se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu dhe kur Helena të bëhet kryetar e partisë, Pandi do të dëshmojë para gjeneratës X, që “e ka thënë dikur njëri nga ata, me duket se ishte Edi Rama”, se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al