“Është në kufijtë e skandalozes” – Rama, ‘dush të ftohtë’ kryetarëve të bashkive: Nuk keni bërë asnjë projekt! Me ça merreni ju se nuk e kuptoj?!

Oct 8, 2024 | 20:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer kritikat për disa kryetar bashkie, që sic tha ai edhe pse kanë fondet në dispozicion nga qeveria nuk kanë sjellë asnjë projekt.


Është në kufijtë e skandalozes- tha Rama- duke theksuar se ‘është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë’.

Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosu në depoziton fonde nga qeverie. Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën. Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit. Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme. Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj”, tha kryeministri.

Pjese nga fjala e Rames

Më ka dërguar një qytetare nga Vlora një komunikim me linjën e hapur; ai komunikim do të ishte korrekt nëqoftëse do të ishte një situatë ku qytetarja kërkonte një shpjegim për një burokraci në ditën për diell, “po, po, jo, jo”, ndërkohë që linjat e hapura të komunikimit në ato momente janë edhe linja solidariteti këshillimi, qetësimi, përkujdesje për t’i qëndruar afër personit që po të merr që është deri në gjunjë me ujë brenda shtëpisë. Pra edhe në këtë aspekt duhet bërë punë dhe po ta lidh tani këtë me faktin që ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki dhe kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria dhe ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën, kjo pastaj është ne kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi dhe këtij programi dhe këtij projekti dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliardë e kusur lekë të reja; shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies për projektet sociale janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes të mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit, por është e paimagjinueshme që të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë ende me këto shuma. Kjo është e paimagjinueshme! Po me ça merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj!

Po shikoja këtu përpara se të vija disa të dhëna dhe është e pakuptueshme që disbursimi i fondeve të fondit social, ku fondi social qendror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të çdo bashkie, është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mundet dot të jenë prapa të tjerëve sepse kanë situata, sidomos në zonat periferike dhe rurale, shumë më të agravuara sesa bashki që janë më qendrore. Pse? Pse? Për gratë me fëmijë, të vetmuara, për fëmijët autikë, për individë të rrezikuar në aspektin social, të kemi fondet dhe të mos i vëmë në dispozicion? Po pse?  

Ndërkohë, shikon bashki si Kamza që e realizojnë 100% buxhetin, 100% dhe nëqoftëse unë tani do të bëj gabimin që t’i lë fjalën Rakipit, Rakipi do të thotë “Dua më shumë” sepse mund të shpenzojë më shumë. Kamza, një bashki që ishte modeli i anti-shërbimit social dhe ça të doni ju dhe që sot e merr fondin, e vë në dispozicion të komunitetit 100%.

E njëjta gjë, Vora. Bashkia e Vorës në fondin e mbrojtjes civile ka bërë gjithë punën e duhur dhe ka 100% realizim të buxhetit. Pse duhet që të kemi bashki të tjera të cilat kanë 3% të buxhetit dhe nuk po ia përmend emrin këtu, kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi sepse Durrësin nuk duhet të ma prekni, por 3%?

Ndërkohë që bashkia e Shkodrës 95%. Tani, pse bashkia e Shkodrës është 95% ndërkohë që unë besoj se në bashkinë e Vaut të Dejës ka më shumë probleme, ka më shumë nevojë, besoj dhe bashkia e Vaut të Dejës është 55%?

Janë kontradikta në shifra të cilat flasin vetëm për një gjë; aty ku ka vëmendje, aty ku ka përqendrim, ku ka kujdes dhe ku ka organizim këto fonde nuk mjaftojnë. Aty ku nuk janë këto, këto fonde teprojnë dhe në fund digjen. Si mund të djegim ne një kokërr leku të vetme që duhet tua japim personave në nevojë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura