“Është pak të thuash rrëmbim”- Arrestimi i Metës, Xhixho: Trajtim çnjerëzor! Ja cili ishte mesazhi që u përcoll me pamjet

Oct 22, 2024 | 21:43
SHPËRNDAJE

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson më shumë se rrëmbim mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

XHIXHO

Ajo shprehet në studion e emisionit ‘Open’ se pamjet ishin çnjerëzore, aq më tepër “kur flasim për një ish-president që nuk i është shmangur asnjëherë institucioneve të drejtësisë”.

 “Po ndiqja me vëmendje argumentet e specialistëve të drejtësisë, dhe padyshim që është pak të thuash është një rrëmbim. Mjafton të shohësh kamerat, sesi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Është akoma më e rëndë kur flasim për një ish-president që nuk i është shmangur asnjëherë institucioneve të drejtësisë, deri në heqjen e imunitetit në karrierën e tij politike.

Ato pamjet çnjerëzore, të tërheqësh zvarrë një person që nuk përbën rrezik publik dhe Artemisi (Artemis Peca, sekretari organizativ i PL), dëshmitar okular, ka treguar shkeljet e parashtruara”, tha Xhixho.

Ndër të tjera tha se me ato pamjet, qeveria dha mesazhin se “kush denoncon, kush është opozitar, kush flet kundër kësaj qeverie, përfundon në këtë gjende”.

“Jam tronditur se 20 veta në mes të rrugës, për të bërë një shoë, që në kohë reale u publikuan videon, një ngjarje e inskenuar, me mesazh të qartë; kush denoncon, kush është opozitar, kush flet kundër kësaj qeverie, përfundon në këtë gjende. O në burg o në arrest. Ky është mesazhi që jep kjo qeveri në këtë moment. Të godasësh dhe të prekësh një zyrtar politikan, lider të opozitës, është turp dhe një ngjarje të rëndë”, tha Xhixho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura