Evertoni “viktima” e preferuar, Arteta: Do ketë surpriza në janar

Dec 14, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Numri prej 102 fitoresh i Arsenalit kundër Evertonit është një rekord i ligës angleze për çdo klub kundrejt një kundërshtari të vetëm. Dhe 124 golat në Premier Ligë të shënuar nga Arsenali në këtë duel janë gjithashtu një rekord ndaj një kundërshtari të vetëm.

arteta

Por ndeshja e parë e Shon Dajçit si trajner i Evertonit ishte një fitore 1-0 në Premier Ligë në shtëpi ndaj Arsenalit në shkurt 2023. “The Toffees” kanë humbur të tre takimet pasuese të kampionatit, me Evertonin që ka fituar vetëm dy nga 32 ndeshjet e tyre në Premier Ligë me “Topçinjtë”.

Arsenali humbi një rast për t’iu afruar Liverpulit në barazimin 1-1 me Fulhamin, por Arteta nuk është i shqetësuar edhe për merkaton dhe thotë se largimi i drejtorit sportiv, Edu, nuk do t’u ndryshojë planet e klubit në dritaren e janarit: “Xhejzën Aito është drejtori ynë i përkohshëm sportiv”, tha Arteta në konferencë. “Ai ka kapacitetin dhe mbështetjen e plotë të klubit tani.

Ai po bën shumë mirë me ekipin e tij. Procesi është i hapur, siç e dini. Klubi me mbështetjen e të gjithë neve do të vendosë se kush është personi më i mirë për të na çuar përpara. Nuk pres kurrë që janari të jetë super i ngarkuar, por duhet të presim dhe të shohim se ku jemi.

Mund të vijnë disa surpriza. Ne jemi të përgatitur për këtë. Mund të ketë disa mundësi gjithashtu. Ne duhet të shohim. Shpresoj që të kemi gatishmërinë e skuadrës dhe të jetë më e mirë në javët e ardhshme. Ne duhet të presim dhe shohim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura