Fabrikë qumështi te Bujqësori, Meta: Të përmbysim raportet import-eksport

Mar 15, 2016 | 13:19
SHPËRNDAJE

Në ditën e Konsumatorit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Meta gjate inaugurimit te Fabrikes
Meta gjate inaugurimit te Fabrikes

Fabrika e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit eshte ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies.

Meta e quajti rritje te vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. “Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t’ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare”- tha Meta gjatë fjalës përshëndetëse,

Meta gjate inaugurimit te fabrikes se qumeshtit te Bujqesori
Meta gjate inaugurimit te fabrikes se qumeshtit te Bujqesori

Sipas tij, vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas dhe ka një vëmendje të shtuar në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit.

Ai shprehu bindjen se ka ende punë për të bërë në mënyrë që të përmbysen në aspektin pozitiv, raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.

“Në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas, ka një vëmendje të shtuar dhe më të madhe në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit, por jam i bindur, dhe besoj se këtë mendim ndani edhe ju, se jemi ende larg asaj që duhet të arrijmë dhe që duhet të synojmë për t’i përmbysur në mënyrë pozitive, sa më shpejt të jetë e mundur raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë’- tha ai.

Meta nënvizoi se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një traditë të shkëlqyer, e ka rimarrë veten në mënyrë mjaft cilësore dhe domethënëse në vitet e fundit dhe do të jetë një kontribuues dhe një partner mjaft i kualifikuar për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura