Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, duke e konsideruar një akt terrorist.
Ajo shprehet se shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve duhet të marrin ndëshkimin e merituar.
“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.
Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.
Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin.🇦🇱🇪🇺”, shkruan Elisa Spiropali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al