Policia ka vendosur në pranga juristen e DRSHTRR Elbasan, Iva Bodurri, e cila akuzohet së bashku me kolegun e saj në këtë institucion, falsifikuan kontratat e 3 automjeteve që ishin marrë me qira dhe që u shitën për 20 mijë euro pasi iu hoq GPS.
30-vjeçarja, banuese në Elbasan, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Iva Bodurri akuzohet se bashkëpunoi me kolegun e saj, shtetasin me iniciale R. L., falsifikuan kontratat e 3 automjete. Këto makina, pasi iu hoq GPS, u shitën për 20 mijë euro nga shtetasi Th. B., i cili është arrestuar, dhe punonjësi i DPSHTRR, që është shpallur në kërkim.
“Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS”, njofton policia.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.
Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli një kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.
Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al