Arbër Zeka mbahet mend në vendin tonë si personazhi i parë nga Kosova që mundi të fitonte “Big Brother”. Që prej asaj dite, gazetari ka qenë një emër i spikatur në media, por edhe në rrjete sociale.
Të gjithë e kujtojmë në “Big Brother Vip 1”, ku Arbri ishte një ndër personat që mbështeste Donaldin, madje edhe bënte fushatë për të. Ditët e fundit, Arbri është vënë në qendër të vëmendjes, pikërisht për shkak të ndodhisë, deri diku të çuditshme që ka ndodhur me të.
Vëllai i tij, ka denoncuar në polici, se Arbri ishte zhdukur dhe se nuk kishin më komunikim me të. Megjithatë, ankthi ka zgjatur pak, pasi fituesi i “Big Brother është gjendur shëndoshë e mirë.
Mësohet se ai është gjetur i dehur në ambientet e një moteli, në Qagllavicë të Prishtinës. Zeka, i cili njihet edhe nga puna si gazetar, u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.
Vëllai i gazetarit, e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës, nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.
Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit. Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al