Fatkeqësia natyrore që tronditi botën! 20 vjet nga cunami më vdekjeprurës në histori, si humbën 230.000 jetë brenda pak orësh

Dec 26, 2024 | 11:13
SHPËRNDAJE

20 vite më parë pas një tërmeti me magnitudë 9.1 Rihter në brigjet e Sumatras, një cunam me dallgë të larta sa të një pallati 5 katësh shkaktoi mijëra të vdekur.

Screenshot_11Ky u cilësua si tërmeti më i fuqishëm i derkadave të fundit pas atij të Kilit në vitet 60’të (me magnitudë 9.5) dhe ai i Alaskës në 1964 me magnitudë 9.2.

Në total vdiqën rreth 230 mijë njerëz, 1 e katërta e tyre fëmijë. Të plagosur mbetën rreth gjysmë milioni dhe 5 milion mbetën pa shtëpi.

Tërmeti me epiqëndër në brigjet e Sumatrës u regjistrua i shkallës 9.1 rihter, thënë ndryshe tërmeti i tretë më i fortë në shekullin e 90 për nga shkalla e matjes. Megjithatë për nga dëmet që shkaktoi, tërmeti i 2004 në Indonezi ishte shkatërrimtar, më përmasa që nuk mund të imagjinohen.

Shumë viktima ishin edhe turistë nga vende të ndryshme të botës. Në total u shënuan edhe 500 mijë të plagosur dhe mbi 5 milion njerëz mbeteë të pastrehë. Shtetet më të goditura përveç Indonezise ishin Sri Lanka, India dhe Tajlanda.

Pas tragjedisë të vitit 2004 , në mbarë botën u instaluan rreth 1,400 stacione speciale, të cilat paralajmërimi brenda pak minutash nëse në një zonë të caktuar do të ketë cunam.

Tërmeti me magnitudë 9.1 lëshoi energji 23,000 herë më të fortë se bomba atomike e hedhur nga ushtria amerikane në Hiroshimë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura