“Fatkeqët trajtohen si mbetje”- Mbërritja e emigrantëve në Shqipëri, pastori Akil Pano: Marrëveshja ka nocione diskriminuese

Oct 16, 2024 | 21:42
SHPËRNDAJE

Pastor Akil Pano tha se pyetja që duhet të shtrohet është se sa e ndihmon Shqipërinë ardhja e emigrantëve, bazuar në marrëveshjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Pano tha se nuk është fjala për 10, 20 apo 40 emigrantë.

akil pano

“Në Europë janë mbi 1 mln refugjatë pa status. Amnisty International e ka cilësuar këtë eksperimentin si të rrezikshëm. Ajo marrëveshje ka nocione diskriminuese. Nga kjo marrëveshje këta fatkeqët trajtohen si mbetje, ndërsa ne si gjiriz”, tha Pano në emisionin “Open” në News24.

Ai tha se destinacioni i tyre nuk është Shqipëria. “Kjo histori do të ndodhte herët ose vonë. Janë larguar 1 mln shqiptarë, është çpopulluar ky vend, atëherë si do ta popullojmë. Ndoshta kjo është rruga, duke sjellë këta emigrantë”, tha Pano.

Pano u shpreh se problemet e kësaj marrëveshjeje sapo kanë nisur dhe e gjithë çështja trajtohet në këtë formë, duke pasur mundësi vetëm të flasim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura