Ish-ministri i Mbrojtës, Fatmir Mediu ishte sot në Gjykatës e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u zhvillua seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit me 15 mars 2008.
Pas daljes nga GJKKO, Fatmi Mediu, njëherësh kreu i PR, u shpreh për mediat se: “As në vendet diktatoriale nuk pyetet ministri për kalibrat e armëve dhe jo më në vendet e NATO-s”.
“Një ministër nuk mund të japë mendim për kalibrat e armëve. Mendimi vjen i firmosur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i Kryeministrit dhe Presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, tha Mediu.
Mediu po përballet në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al