“Fatos Nano s’ pranoi të arratisej nga burgu”- Ish-ministri socialist: Jeta e tij ishte në rrezik, por ai dërgoi mesazh që do dilte vetëm me amnisti! U desh ndërhyrja e Finos dhe Ngjelës që…

Sep 1, 2023 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish-ministri socialist, Arben Malaj ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Spartak Ngjela, i cili një ditë më parë tregoi si i kishte shpëtuar jetën Fatos Nanos, i cili tashme prej disa ditësh ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

nano malaj fino

Malaj thotë se Ngjela, i cili ka qenë ministër i Drejtësisë në kohën kur Fatos Nano ishte në burg ka kontribuar në menaxhimin e situatës.

Sipas Arben Malajt edhe pse jeta e Fatos Nanos ishte në rrezik real, ai nuk pranoi të arratisej nga burgu, por kishte dërguar mesazh se do të dilte vetëm kur të aplikohej amnistia.

“U desh ndërhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistinë. Vetëm atëherë Nano  dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu”, shkruan Malaj.

Malaj  po ashtu thekson se impakti i dyte i avokat Ngjeles ishte aplikimi i bonusit për rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shpërthimit te burgjeve.

Reagimi i Arben Malajt

Ministri Drejtësisë Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano  nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimish  Ishte transferimi me helikopter nga burgu  Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shpërthye dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithë.

Nano dërgoi mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real.

Nano qartësoi se do dilte vetëm kur te aplikohej amnistia.

U desh ndërhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistinë. Vetëm atëherë Nano  dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.

  1. Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi bonusit për rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shpërthimit te burgjeve.

Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisëse.

  1. Situatën e rrezikshme nga shpërthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume përkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin dhe koleget e tjere.

Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e  momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura