Fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë, prindërit i martojnë në moshë të vogël! Vogëlushja që duhej të ulej sot për herë të parë në bankë: S’më lë nëna

Sep 9, 2024 | 10:45
SHPËRNDAJE

Familjet e komunitetit rom në Berat prej vitesh nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla për t’u arsimuar, ndërsa i martojnë në moshë shumë të vogël.

femije rome

“Nuk shkoj në shkollë, nuk më lë nëna”, shprehet një vogëlushe, e cila sot do të duhej të fillonte ditën e parë të shkollës.

Gjithashtu asnjë nga fëmijët nuk shkojnë as në kopësht e çerdhe. Janë 40 familje rome që jetojnë të bashkuar në një lagje në periferi të qytetit të Beratit, por ekonomia e tyre është tejet e vështirë.

Ata jetojnë në kasolle, në lagështi dhe në kushte mjaft të rënduara ekonomike dhe kjo gjë i ka penguar të arsimojnë fëmijët e tyre.

Mbi 100 fëmijë të këtij komuniteti nga mosha 6-17 vjeç janë analfabetë, ata kanë bërë vetëm 1 apo 2 klasë shkollë e më pas e kanë braktisur arsimin 9-vjeçar.

Banorët pohojnë se fëmijët e tyre janë detyruar të punojnë me prindërit në treg për të fituar të ardhura.

Ata pohojnë se janë vetë prindërit që nuk kanë dëshirë t’i arsimojnë fëmijët e tyre, të cilët i martojnë në moshë shumë të vogël.

“I martojnë shprejt, 15-16 vjeç. Shkojnë në pazar, tek tregu pas prindërve. Duhet të shkojnë në shkollë se janë të rinj, të mësojnë”, tha një banor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura