“Fëmijët ishin gjumë, sapo pashë flakët…”- Banesa iu shkrumbua nga zjarri, si u shmang tragjedia! Çfarë rrëfeu kryefamiljari

Dec 18, 2024 | 11:21
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga zjarri që përfshiu një banesë në fshatin Vloçisht. Flakët raportohet se kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e Jani Korini, i cili jetonte në banesë së bashku me 4 fëmijët e tij.

banese flake zjarrfikese

Jashtë kamerave, kryefamiljari ka rrëfye se ishte duke bërë mëngjesin kur kuptoi që shtëpia ishte përfshirë nga zjarri. Ai ka shkuar menjëher për të zgjuar 2 fëmijët që ishin ende ishin në gjumë dhe kanë arritur të dalin të sigurtë nga banesa.

Sipas policisë, kryefamiljari ka vepruar shpejt duke shmangur kështu një tragjedi, pasi flakët ishin të mëdha.

Sipas verifikimeve të para dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike ndërkohë që shtëpia është shkrumbuar e gjitha duke bërë që e gjithë familja të mbetet në qiell të hapur.

Sakaq mësohet se bashkia e Maliqit do të sigurojë një strehë të përkohshme për familjen deri në vlerësimin dhe kompensimin e dëmit për rindërtimin e banesës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura