“Fëmijët mbetën pa shkollë, çupa pinte cigare”/ Dyshimet për tradhti? Aleko Myrtollari pasi plagosi gruan me thikë: Prishte paratë, kur u ktheva nga Gjermania e gjeta me…

Jun 8, 2023 | 12:08
SHPËRNDAJE

Ka dalë sot para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Myrtellari.

Para nisjes së seancës, Myrtellari ka shprehur pendesë për ngjarjen ku për mediat tha se shkak për agregimin e situatës është bërë pasi bashkëshortja ia prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.

Pse e plagose?

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura