Fëmijët nuk e vizituan as kur ishte sëmurë, e moshuara u lë pasurinë prej 2.8 milionë dollarë kafshëve të saj shtëpiake

Jan 31, 2024 | 17:47
SHPËRNDAJE

Një grua e moshuar, e cila pretendon se fëmijët e saj nuk e kanë vizituar kurrë dhe kur ishte e sëmurë, ka vendosur t’ua lërë pasurinë prej 2.8 milionë dollarësh maceve dhe qenve të saj.

mace qen

Gruaja nga Shangai, e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Liu, ka përjashtuar fëmijët nga trashëgimia, duke ua lënë kafshëve shtëpiake, pasi ato kanë qenë ngushëllimi i saj i vetëm në pleqëri, sipas një raporti nga The South China Morning Post.

Sipas raportit, zonja Liu bëri një testament fillestar disa vite më parë duke u lënë tre fëmijëve të saj para dhe pronë, por ndryshoi mendje sepse ata nuk e vizituan ose nuk kujdeseshin për të, dhe madje rrallë e kontaktuan me të.

Në testamentin e saj të ri, ajo këmbëngul se të gjitha paratë e saj duhet të përdoren për t’u kujdesur për kafshët shtëpiake dhe çdo pasardhës të tyre, me një klinikë veterinare lokale të caktuar si administratore të trashëgimisë së saj dhe të ngarkuar me kujdesin për kafshët.

Një zyrtar nga agjencia tha se ata e kishin paralajmëruar të moshuarën për rreziqet e vendosjes së të gjitha parave të saj në duart e klinikës veterinare.

Nuk është hera e parë që një kafshë shtëpiake është përfituese e një trashëgimie bujare.

Kujtojmë se dhe stilisti britanik Alexander McQueen, i cili vdiq në vitin 2010, la 97,000 dollarë nga pasuria e tij prej për tre qentë, Minter, Juice dhe Callum.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura