Festa e Abaz Aliut, kryeparlamentarja Spiropali: Vlerat bektashiane të mirësisë, shëndetit e paqes t’i bëjmë pjesë të jetës sonë

Aug 22, 2024 | 10:11
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka përshëndetur pelegrinët në Malin e Shenjtë të Tomorit në ditën e festës së Abaz Aliut.

elisa spiropali

Spiropali shprehet se vlerat bektashiane të mirësisë, shëndetit e paqes duhet t’i bëjmë pjesë të jetës sonë.

Postimi i plotë

Sot, në ditën e Festës së Abaz Aliut, shenjtit të adhuruar të besimtarëve bektashianë, përshëndes pelegrinët që janë ngjitur në Tyrben e Abaz Aliut dhe Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorit.

Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar.

Ky kremtim fetar është shndërruar tashmë në një koncert të madh popullor besimi, gëzimi, përkushtimi, shprese e mbrothësie.

Prej Baba Tomorit shpërndahen mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje. Le t’i bëjmë këto vlera të komunitetit bektashian pjesë të vlerave e të jetës sonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura