Festa e Halloween/ Ja si i maskuan “Vip-at” shqiptarë fëmijët e tyre!

Oct 31, 2023 | 20:50
SHPËRNDAJE

Data 31 tetor shënon festën e Halloween-it, një festë që dikur i dedikohej nderimit të të vdekurve, shenjëtorëve e ndërsa sot është kthyer një ndër festat e preferuara në të gjithë botën.

Edhe pse në fokus janë veshjet e frikshme me kalimin e kohës njerëzit filluan të inspiroheshin nga filmat dhe mjaft personazhe të famshëm.

Halloween gjithashtu është në një festë shumë e pëlqyer edhe për fëmijët së fundmi  personazhet e njohur shqiptarë sjellin larmishmëri  imitimesh tek të vegjlit e tyre.

Këtë vit disa nga personazhet tanë të dashur kanë zgjedhur të veshin të vegjlit e tyre duke ndarë me ne foto në rrjetet e tyre sociale.

Këngëtarja Loredana ka postuar në instagram një foto të një fëmije të veshur si karrotë.

Sherina Spahiu ka ndarë dy portrete të vogëlushes së saj Bliss njëra si sirenë dhe tjetra si gjyshe.

 

Moderatorja Arbana Osmani gjithashtu ka postuar foto të fëmijëve të saj të cilët kanë zgjedhur, djali i vogël Dielli është veshur si dinozaur ndërsa vajza Zoi është veshur si lepurushe.

  

Moderatorja Elita Rudi ka ndarë me ne disa foto të vogëlushëve të saj  ku djali është veshur si robot ndërsa vajza është bërë si princeshë.

Amarda Toska ka zgjedhur të ndajë me ne një foto të vajzës së saj Sia të cilën e ka veshur si shtrigë

Sara Hoxha gjithashtu e ka veshur shumë bukur vajzën si një lakuriq nate me detaje të një fustani të zi me krahë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura