Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar.
Sipas mediave italiane, i riu do të festonte mbrëmjen e maturës, natën që u përplas për vdekje nga një makinë momentin që po kalonte rrugën.
Kevin Murataj 19 vjeç, bashkë me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po dilnin nga një piceri për t’u drejtuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën e maturës, por teksa kalonte rrugën, shqiptari u godit për vdekje nga një makinë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën të riut shqiptar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al