Feston sot ditëlindjen/ Ardian Bujupi ‘arratiset’ në Spanjë me Sabrine, balerina i bën urimin romantik

Apr 27, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi feston sot ditëlindjen. Ai ka lindur në 1991 dhe bën sot 31 vjeç.

Dhe këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta festojnë me Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke ‘u arratisur’ drejt Sapnjës. Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.

Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”.

Megjithatë, interesant është fakti se protagonistët e mohojnë se janë në lidhje. Një komentues pyeti në një video në TikTok: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…” ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë. “Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”.

Nuk dihet nëse ata janë vërtetë shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë.

Dyshimet për lidhjen me Jasmin Kadriun

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” është protagoniste në këngën e re të Ardianit, “Tranova” dhe ende pa u publikuar kënga ka patur aludime se përveç bashkëpunimit mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra duke thënë se nuk është i lidhur me Jasminën.

Ndryshe nga ai Jasmina në intervista të ndryshme nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private. Para se të publikohej kënga ajo udhëtoi drejt Gjermanisë ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por i shpejt ka qenë reagimi i Ardianit që ka thënë se Jasmina është thjesht protagoniste në klip dhe asgjë më shumë.

Marrëdhënia e komplikuar me Sabrine

Dyshimet për një lidhjes mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë, “Modela” që u publikua në  2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Dyshja nisi të shoqërohej bashkë dhe ishin thuajse të pandarë.

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE PANORAMA PLUS (KLIKO KETU)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura