Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë 7.2 ka goditur Filipinet.
Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda, ndodhi rreth 26 kilometra lart Burias në jug të arkipelagut tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ekspertët than se nuk pritej që të shkaktohet një cunam, por banorët u këshilluan të ishin të gatishmëri për pasgoditje dhe dëmtime.
Deri më tani, si pasojë e këtij tërmeti nuk raportohet për viktima. Gazetari, Leny Aranego, nga qyteti i General Santos në Cotabato, tha se tërmeti i fortë plasi morët dhe rrëzoi disa kompjutera nga tavolinat.
Ndërkohë, mësohet se po ashtu pasagjerët në një aeroport pranë epiqendrës, u evakuuan në pistë.
Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit”, një brez vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor që është i prirur ndaj tërmeteve .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al