Fillimi i vitit të ri shkollor, 238 mijë nxënës marrin libra falas! Rama: Falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet

Sep 6, 2024 | 8:23
SHPËRNDAJE

Të hënën, më 9 shtator, nis viti i ri shkollor dhe 238 mijë nxënës kanë përfituar libra falas.

libra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga shpërndarja e librave për nxënësit, si edhe mesazhet e prindërve të tyre.

Kreu i qeverisë shprehet se nxënësit po përfitojnë libra falas falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura