Finalja e Euro 2024 do të jetë shumë e veçantë për Kajl Uoker, Mbrojtësi do të përjetojë një sfidë të ethshëm në fushë, pot edhe në tribunë, ku pjesëmarrëse do të jetë familja e tij, nëse mund të quhet ende e tillë.
E pranishme do të jetë padyshim gruaja e tij, Ani Kilner, me të cilën ka katër fëmijët Rian, Roman, Rein dhe Rezon. Por njëkohësisht do të jetë edhe e dashura me të cilën ka pasur vazhdimisht histori jashtëmartesore, Laurin Gudman, bashkë me fëmijën e parë që ka bashkë me futbollistin nga këto histori.
Ani e ka falur Uoker disa herë dhe e ka pranuar përsëri në shtëpi, ndonëse janë zbuluar vazhdimisht edhe nga mediat tradhtitë e tij. Historia me Laurin dukej e mbyllur, derisa kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se edhe fëmija i dytë i saj, ishte po me mbrojtësin e Anglisë.
Sipas “The Sun”, meqë Laurin do të ketë në tribunë me vete djalin e madh me një fanellë ku ka të shkruar numrin 2 që mban Uoker dhe fjalët “baba”, është porositur stafi i sigurisë së përfaqësues angleze që të tentojë ta mbajë sa më larg bashkëshortes së futbollistit.
Të gjithë duan që të shmangin një shfaqje të turpshme në tribuna mes dy grave të cilat nëpërmjet deklaratave në distancë në media, nuk janë kursyer në të kaluarën ndaj njëra-tjetrës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al