Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore në finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë me rezultatin 2-1. Sulmuesi i Ateltiko Madrdi, Alvaro Morata ishte kapiten dhe çoi në qiell titullin kampion.
Pas ndeshjes, sulmuesi mori një pyetje nga gazetarët në lidhje me të ardhmen e tij. Është spekuluar për një kalim të Moratës te Milan, kurse përgjigja e tij ishte kjo.
“E ardhmja te Milan? Më leni ta shijoj këtë titull. Është koha për të festuar dhe pastaj për të shkuar në pushime. Italia destinacioni i radhës? Do shohim”, u shpreh Morata.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al