Fiton 12 milionë euro në vit, Pioli e nis si duhet te Al Nasr: Ronaldo është më i mirë se Mesi

Sep 23, 2024 | 19:37
SHPËRNDAJE

Stefano Pioli ka nënshkruar kontratën e jetës në Arabinë Saudite, ku trajneri italian do të përfitojë 12 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme te Al Nasr. Por për të vazhduar të fitojë këto shifra, sigurisht që duhet mbajtur i lumtur ylli i skuadrës, ai që dha bekimin për firmën me trajnerin, Kristiano Ronaldon.

asdsaadsaddsasdadsadsad

Kështu që edhe në ditët e tij të para si trajner i Al Nasr, Pioli nuk ka harruar që t’i thurë elozhe yllit portugez që do të drejtojë tashmë në kampionatin arab.

Ai pa nga afër aftësitë e futbollistit teksa drejtoi skuadrën në fitoren 3-0 ndaj Al Etifaq dhe Ronaldo shënoi një nga golat.

“Mendoj se është më superior se Mesi, ka shënuar më shumë gola se sa ka ndeshje të luajtura”, tha Pioli në një intervistë për TNT, duke dhënë këndvështrimin e tij mbi debatin e përjetshëm mes dy yjeve të futbollit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura