“Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë përfundimtare”- Rama thirrje shqiptarëve: Largoni djallin e dasisë dhe çlironi opozitën nga pengmarrësit

Nov 24, 2024 | 14:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është shprehur se fitorja e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jetë përfundimtare.

 

Rama, nga Londra, u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të “përzënë djallin e dasisë nga hapësira që i ndan shtëpitë e tyre dhe të përqafojnë atë alternativë që i bën krenarë”

Gjithashu deklaroi se me votën e tyre duhet të çlirojnë opozitën nga pengmarrësit dhe sipas tij është marrë peng nga “disa udhëheqës të diskredituar nga historia”.

Edi Rama: Të gjitha këto bashkë janë një hall i madh për shoqërinë tonë, të gjithë duhet të bëhen bashkë dhe ta shporrin këtë hall Nëse do të merrni pjesë masvisht në zgjedhjet e ardhshme për Shqipërinë 2030, atëherë po ju them përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare por përfundimtare, pa kthim në shtetbërjen dhe progresin. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme, sdo të jetë fitorja e radhës, por triumfi i një vizioni për botë, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit, Juve ju qëlloni të jetoni ballë për ballë e njëri socialist e tjetri demokrat, por nuk u turreni njëri-tjetrit në fyt, por i jepni dorën njëri-tjetrit dhe ta mbështesni. Kaq e pamundur e ka Shqipëria që të çlirohet nga ky makth që e ndjek pas që kur Ismail Qemali krijoi qeverinë e parë. Jo s’është e pamundur, mjafton që të gjithë shqiptarët, ta përzënë djallin e dasisë nga hapësira që i ndan shtëpitë e tyre dhe të përqafojnë atë alternativë që i bën krenarë.

Prandaj fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskreditua nga historia, kushdo opozitë, dialog, proces ballafaqimi, por që nuk sillen si armiq që duan të eliminojnë njëri-tjetrin duhet të votojnë për të votuar për të çliruar opozitën nga pengmarrësit dhe ti dhënë mundësinë të gjithë atyre që duan të qëndrojnë përballë qeverisë e ti flasin pa qenë të tmerruar se çfarë hodhe në ujë do t’i bjerë nga ballkoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura