Fitorja me Leçen, Alegri: Nuk jemi dele e as për titull, thjesht bëmë detyrën

Sep 27, 2023 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ishte që nga viti 2019-’20 (16 pikë në atë rast) që Juventusi nuk kishte grumbulluar të paktën 13 pikë në gjashtë ndeshjet e para të një kampionati në Serinë A. Në gjashtë ndeshje të luajtura në shtëpi kundër Leçes në fazën e parë të Serisë A, “zonja e vjetër” ka fituar gjithmonë pa pësuar gol. Masimiliano Alegri nuk i sheh statistikat teksa kapet vetëm pas paraqitjeve qëçojnë bardhezinjtë në vendin e dytë të Serisë A pas Interit kryesues. Në konferencë për shtyp, trajneri ka analizuar paraqitjen e skuadrës.

alegri

Çfarë mund të na thoni për këtë fitore?

Ishte e rëndësishme të fitonim, sidomos pas një disfate që erdhi në një mënyrë disi të rokamboleske, pati shumë gabime individuale, gjë që ndodh rrallë. Kështu që duke luajtur në shtëpi, kundër Leçes, që është një ekip, i cili nuk të jep shumë hapësirë nuk ishte absolutisht e lehtë.

A reagoi skuadra siç e prisnit?

Skuadra e filloi mjaft mirë, patëm disa situata, nuk i lejuam asgjë Leçes, ishim të ekuilibruar në fushë, gjëja që bëmë më mirë sot, duke mos dorëzuar. U treguam të pjekur duke pasur durimin për të përfituar nga mundësitë që kemi krijuar.

Ku duhen bërë ndryshime sipas jush?

Fakti është që ne duhet ta luajmë më pak topin mbrapa, sidomos kur kemi mundësi ta luajmë përpara. Dhe mbi të gjithame një minutë të mbetur nuk mund të vendosësh topin në mestë zonës. Ishim në epërsi numerike dhe duhej ta menaxhonim ndryshe, por këto janë gjëra që funksionojnë.

Sa ndikoi humbja me Sasuolon në vështirësitë e sotme?

Djemtë ishin shumë të mirë, bënë një lojë të mirë dhe nuk ishte absolutisht e lehtë, sepse në nivel mendor pas një disfate të tillë, pasi kishim ardhur nga një javë ku të gjithë thoshinse ishim rivali i Interit për të fituar titullin, por humbja me Sasuolon na bëri të cilësoheshim si dele.

Çfarë duhet përmirësuar?

Duhet të kemi forcë për të ruajtur ekuilibrin, të luajmë ndeshjetë tilla dhe mbi të gjitha të kemi ndihmën e tifozëve edhe në momentet e vështirësisë. Patjetër që edhe duhet të punojmë për të përmirësuar shumë gjëra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura