Fitorja me vuajtje në Champions, Inzagi: Na mungoi edhe Asllani, por treguam “dhëmbët”

Oct 24, 2024 | 15:17
SHPËRNDAJE

Simone Inzagi ka analizuar fitoren e arritur me vuajtje nga skuadra e Interit dhe thotë se në këtë kompeticion nuk janë aspak të lehta.

inzaghi asllani

“Ishim duke luajtur në Champions. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Skuadrat italiane që kanë luajtur këtu kanë vuajtur sepse nuk është e lehtë të luash në këtë fushë. I humbëm distancat në disa momente, por kishim raste për ta fituar. Skuadra tregoi zemër dhe e merituam”, tha fillimisht trajneri zikaltër.

Megjithatë këtë ndeshje e vendosën titullarët… Kjo do të thotë se ata u futën mjaft mirë në fushën e lojës, ashtu siç bënë edhe ndaj Romës. Unë kam një organikë të pasur, pavarësisht se tani kemi disa dëmtime. Duhet që të jemi të zotët për të rikuperuar energjitë sepse kemi një tur force dhe ndeshje të vështira.

Sa ndryshon Interi pa Çalhanoglunë? Është një lojtar i rëndësishëm. Na mungoi edhe Asllani sot (dje). Barelës dua thjesht që t’i bëj komplimentet për atë që bëri si këtë herë ashtu edhe me Romën. Shpresojmë që të mos kemi më emergjencë, por sakrifica nga të gjithë na duhet.

Si ishte Arnautoviç? I fola kur erdhi në pankinë. Ishte shumë i zhgënjyer. Goditësit e penalltive ishin ai dhe Taremi. Me Cervenën ai u largua dhe e goditi Taremi. Këtë herë e ndiente se mund ta godiste. I thashë që të jetë i qetë dhe të vazhdojë të punojë sepse po na jep një dorë në një moment delikat.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura