Fitorja në tavolinë nga UEFA, trajneri i Rumanisë e komenton: Kosova mendoi se do fitonte duke braktisur ndeshjen

Nov 21, 2024 | 16:14
SHPËRNDAJE

Rumania fitoi në tavolinë 3 me 0 ndeshjen kundër Kosovës. Ishte UEFA që mori këtë vendim, pasi “Dardanët” braktisën fushën për shkak të thirrjeve raciste. Ndërkohë që Rumania mori gjobë dhe do i duhet të luajë një sfidë si pritës me dyer të mbyllura.

mircea-lucescu-romania-revenrie

Trajneri i Rumanisë, Mircea Luçesku është shfaqur për të komentuar vendimin e UEFA-s.

“Mënyra si u sollën dhe gjendja që lanë dhomën e zhveshjes është e papranueshme. Respektoj lojtarët, por ato gjithashtu duhet të respektojnë sportin. Është e drejtë, nuk mund të kishte një vendim tjetër. Çdo skuadër që largohet nga fusha tregon mungesë respekti për lojën e drejtë.

Tifozët duhet të jenë pjesë e futbollit, duhet të mbështesin skuadrën e tyre. Si duhet të ndihem si trajner i një skuadre që do të luajë me stadiumin bosh? Është një humbje.

Një skuadër na ngacmoi dhe na la të prisnim në të ftohtë për një orë sepse nuk donin të luanin dy minutat e mbetura. Mendonin se do fitonin diçka kështu. Ku ishte racizmi? Kishte shumë gënjeshtra, ato nuk u ofenduan. Sjellja ishte ekzemplare”, u shpreh trajneri i Rumanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura