Fjalimi i parë i udhëheqësit të Hezbollahut pas armëpushimit në Liban: Arritëm fitore hyjnore kundër Izraelit, më të madhe se ajo e vitit 2006

Nov 29, 2024 | 21:02
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi i Hezbollahut Naim Qassem deklaroi sot në fjalimin e tij të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Izraelin se organizata e tij ka arritur “fitore të madhe”.

hez

Qassem foli për një “fitore hyjnore”, të cilën e cilësoi edhe më të madhe se ajo e vitit 2006.

“Ne fituam sepse penguam armikun të shkatërronte Hezbollahun dhe të shfaroste Rezistencën ose ta dobësonte atë”, tha ai në mesazhin e tij përmes një video.

Si rezultat i përleshjeve, një pjesë e madhe e Libanit jugor dhe lindor si dhe periferitë e kryeqytetit Bejrut u shkatërruan, ndërsa sulmet izraelite vranë shumë nga drejtuesit e organizatës.

Udhëheqësi i Hezbollahut u zotua të punojë me ushtrinë libaneze, e cila ka për detyrë zbatimin e armëpushimit që kërkon tërheqjen e Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite nga Libani jugor.

“Ne e miratuam marrëveshjen, me kokën lart,” tha ai. “Atyre që vënë bast se Hezbollahu do të dobësohet (u them) se basti i tyre dështoi”, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura