Flamur Noka u përplas me Petro Koçin, reagon deputeti i PS: Veprime të stilit gueril! PD dëshmoi se…

Sep 30, 2024 | 22:16
SHPËRNDAJE

Flamur Noka gjatë seancës së tensionuar parlamentare është përplasur me socialistin Petro Koçi. Kjo bëri që kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ta përjashtojë.

petro koci flamur noka

Gjatë tensioneve, Noka në një moment shtyn Flamur Nokën. Në lidhje me këtë incident mes dy deputetëve reagoi edhe socialisti, Petro Koçi, i cili i quan veprime të stilit gueril.

“Sot serish PD dëshmoi se nga dikur regjim gangsterësh ka mbetur parti gangsterësh”, shkruan Petro Koçi.

“Reagimi i tyre vërteton se rasti Babale nuk është produkt vetëm i aventurizmit dhe mendjelehtësisë por një intrige ku janë përfshirë nivele me përgjegjësi te larta politike ne PD.

Kjo bashkëfajësi shkakton veprime te papërgjegjshme.

Ndërkohë veprimet e stilit gueril nuk kanë për qellim mbrojtjen e Salianjit por presionin ndaj drejtësisë qe te tërhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishës, i cili po përpiqet te beje biznes me burgun e deputetit te vet”, thuhet në reagimin deputetit të PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura